Sulmuesi i Uruguait, Santiago Garcia, është gjetur i i vdekur në banesën e tij. Lajmi tronditës është bërë me dije nga skuadra ku ai aktivizohej në Argjentinë Club Godoy Cruz.

Futbollisti 30-vjeçar prej 4 vitesh ishte pjesë e Goodoy Cruz, por ditët e fundit ai kishte humbur kontaktet shokët e skuadrës, klubin dhe më familjen.

Ka qenë pikërisht familja e tij që kanë njoftuar policinë dhe pas kontrollit të kryer në banesën e tij, ai është gjetur i vdekur.

Ndërkohë klubi ku aktivohej 30-vjeçari, në një postim në mediat sociale i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe shkruan se Garcia ka qenë një futbollist i shkëlqyer.

Nga ana tjetër mediat vendase bëjnë me dije se në banesën e tij është gjetur dhe një armë zjarri dhe mendohet se futbollisti mund të ketë vrarë veten./tvklan.al