Sipërmarrësi i kompanisë së antiviruseve, John McAfee, është gjetur i vdekur në qelinë e tij në një burg në Barcelonë. Disa orë para lajmit tragjik, Gjykata Kombëtare e Spanjës kishte pranuar që të ekstradonte McAfee drejt SHBA-së për akuzat për evazion me taksat.

Departamenti i Drejtësisë spanjolle deklaroi se të gjitha të dhënat tregojnë se McAfee i ka marrë vetes jetën. Ai është figurë kontraversiale. Kompania e McAfee ka qenë e para që lëshoi për publikun një program kompjuterik antivirusi dhe ky vendim nxiti që të zhvillohej një industri multimiliarda dollarëshe.

Në vitin 2020, McAfee u arrestua në Spanjë dhe u akuzua për dështim të kthimit të taksave për 4 vite, pavarësisht fitimit të milionave nga puna si këshillues, folës në aktivitete, kripto-monedha dhe shitjen e të drejtave të historisë së jetës së tij.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tha se McAfee dyshohet se i shmangej detyrimit tatimor. Ai u akuzua gjithashtu për fshehje të pasurive, duke përfshirë një jaht dhe pronë të paluajtshme në emrat e personave të tjerë.

Departamenti spanjoll i Drejtësisë tha se personeli mjekësor në burg u përpoq të risillte në jetë McAfee, por përpjekjet ishin të pasuksesshme./tvklan.al