Policia identifikon autorin, po punohet për kapjen e tij

Gëzim Saraçi po udhëtonte së bashku me një tjetër person me kamionçinën e tij, kur një konflikt mes palëve i kushtoi jetën 57-vjeçarit. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës. Saraçi u gjet i pajetë në makinën e tij gjatë orëve të pasdites, në aksin rrugor rural Poliçan-Suhë.

Menjëherë autoritetet dalluan shenja dhune në trupin e viktimës. Ai ishte goditur me sende të forta. Burime nga policia saktësojnë se ngjarja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një konflikti të çastit, për shkaqe ende të panjohura.

Autoritetet kanë mundur ta identifikojnë autorin e dyshuar dhe aktualisht po punohet për kapjen e tij. Policia thotë se “për arsye hetimore si dhe për mprehtësinë e ngjarjes, policia nuk bën me dije të dhëna të autorit, pa dalë grupi hetimor në konkluzionin përfundimtar e të bazuar në prova ligjore. si dhe pa prangosur autorin e dyshuar”./tvklan.al