Një punonjës i një policie private është gjetur i pajetë i shtrirë në rrugë në autostradën Tiranë-Durrës.

Viktima është 58-vjeçari me iniciale I.D., thotë Policia e Tiranës. Viktima u gjet pa shenja jete pranë një subjekti privat ku ka qenë me shërbim.

Në vendngjarje shkuan forcat policore dhe grupi hetimor. Nga kqyrja paraprake nuk janë vënë re shenja dhune në trup.

Dyshohet që vdekja t’i ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Megjithatë, do të priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. /tvklan.al