Abdulla Budlla u gjet i vdekur anës rrugës

71 Abdullah Budlla u ekzekutua pranë banesës së tij në Prezë, pasditen e së hënës.

Kjo foto është vetëm pak momente pas vrasjes së të moshuarit. Pas të shtënave, Budlla ka rënë mbi një fuçi, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Autorët kanë qëlluar drejt të moshuarit sapo ai ka dalë nga mjeti, ku nuk përjashtohet pista që ai t’i njihte personat që i bënë atentat.

Abdullah Budlla punonte si taksist pa licencë dhe nuk rezulton person i dënuar më parë. Policia po heton konfliktet që mund të ketë patur 71-vjeçari, por edhe ndonjë histori hakmarrje.

Tv Klan