Një person u gjet i pajetë këtë të premte në rrugën “Mine Peza”, në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë thonë se bëhet fjalë për një endacak, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Trupi i tij u gjet rreth orës 13:01, në një objekt të braktisur.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj. Paraprakisht, policia thotë se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune./tvklan.al