Një 32-vjeçar është gjetur i vrarë në makinë e tij në vendin e qujatur “përroi i thellë” në Këlcyrë. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë kur kanë pikasur makinën në greminë. Policia dyshon se Sokol Rama është ekzekutuar për prishjen e pazareve të drogës. Viktima është person me precedent penal, ndërsa ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa.

32-vjeçari Rama ishte nga fshati Mamaj i Tepelenës dhe së bashku me shokun e tij, Roland Milo nga Frashëri i Përmetit, u deklaruan të zhdukur nga familjarët, që më datën 6 Shkurt. Policia ka nisur hetimet dhe dyshimet e para janë se vrasja e 32- vjeçarit dhe zhdukja e shokut të tij, kanë lidhje me transportin e kanabisit.

Tv Klan