Një diplomat amerikan i marrëdhënieve me jashtë u gjet i vdekur në rezidencën e tij në Madagascar, mbrëmjen e së premtes.

Lajmi u bë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që sqaroi gjithashtu se për ngjarjen kanë nisur hetimet. Identiteti i zyrtarit cilit nuk është bërë publik. Ndërkohë DASH tha se për ngjarjen është ndaluar një i dyshuar.

Duke folur për AFP, një zëdhënës i policisë së Malagasy tha se i dyshuari ishte kapur gjatë kohës që po tentonte të arratisej nga rrethimi i banesës së viktimës.

Madagaskari përballet prej kohësh me destabilitet politik dhe është një prej shteteve më të varfra në botë.

/tvklan.al