Një 57-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në qytetin e Korçës. Viktima është 57-vjeçari Gramoz Nako. Ai u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij në shtëpinë ku banonin, në lagjen numër 7 të Korçës.

Fillimisht u dyshua se 57-vjeçari ishte vetëvrarë. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, policia zbuloi se ai ishte vrarë me armë zjarri. Rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht mbeten mister.

Dyshimet janë se 57-vjeçari mund të jetë vrarë gjatë një tentative grabitjeje, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar. Në një njoftim paraprak për mediat, policia tha se për sqarimin e rrethanave të ngjarjes po punon një grup hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë.

Nako mësohet se ishte emigrant në SHBA dhe pak ditë që kishte ardhur në atdhe./tvklan.al