Daton 140 milionë vjet më parë

Kjo kockë femurale gjigante i përket një dinozauri që ka jetuar 140 milionë vite më parë. Ajo u zbulua nga një grup paleontologësh francezë, gjatë gërmimeve në qytezën e Onzhek Sharontit në perëndim të vendit. Kocka ka një gjatësi prej 2 metrash dhe peshon gjysmë toni

Ronan Allain, paleontolog në Muzeun Historik të Parisit: Ky femur është një zbulim tepër, tepër i rëndësishëm dhe jam i mahnitur nga gjendja në të cilën është ruajtur.

Paleontologët thonë se pesha totale e këtyre kafshëve prehistorike mund të ketë arritur deri në 50 tonë. Zona ku kryen gërmimet ndodhet pranë qytetit Konjak, i shquar për vreshtat ku prodhohet pija e famshme me të njëjtin emër. Prej vitit 2010 kur u kryen zbulimet e para, aty janë gjetur mbi 7500 fosile të 40 specieve të ndryshme, çka përbën edhe zbulimet më të mëdha të këtij lloji në Europë.

Tv Klan