Një sasi lënde plasëse është gjetur në afërsi të një hoteli në Elbasan. Sipas policisë, kjo sasi tritoli është gjetur në afërsi të një hoteli në lagjen Çlirimi në Unazën Jugore të qytetit, në pronësi të V.N, 65 vjeç, banues në Elbasan.

Të njëjtat burime pohuan se sasia e gjetur rreth 30 – 40 gr është e llojit triltol, gjithashtu ata kanë zbuluar edhe disa copa fitili të djegur.

Efektivët e policisë, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë sekuestrimin e lëndës plasëse në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve./tvklan.al