Një krijesë e çuditshme e dekompozuar, prej afro 4.5 metra, është parë në brigjet e Merseyside në Liverpool.

Personat të cilat e kanë pikasur në rërë dhe e kanë fotografuar duke e postuar më pas në rrjetet sociale, nuk kanë qenë në gjendje që ta përcaktojnë se çfarë mund të ketë qenë, teksa dikush thotë se përngjanë me një kalë, e dikush tjetër me një balenë që mund të ketë ngrenë një delfin.

Edhe pse shumë komente janë lënë në këto foto të postuara në rrjet, askush nuk arriti dot që ta përcaktonte se çfarë ishte.

Pas bërjes publike të këtij rastit, ekspertë të fushës mbërritën në vendngjarje për të bërë këqyrjen dhe analizuar mbetjet. /tvklan.al