Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i 31-vjeçarit Doland Molla, i cili u mbyt pasditen e së dielës në plazhin e Currilave në Durrës.

Trupi u gjet nga policia e kufirit, të cilët bashkë rojen bregdetare që prej momentit që u dha sinjali zhvilluan kërkime pa ndërprerje.

I riu nga Skrapari ishte dje me shokët e tij në plazhin e Currilave dhe ishin pikërisht këta të fundit që dhanë alarmin për humbjen e gjurmëve të tij, pasi u fut në det për t’u larë./tvklan.al