Një trup i pajetë u gjet paraditen e kësaj të mërkure në grykëderdhjen e lumit Ishëm, në Kurbin. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se viktima u gjet nga një peshkatar, i cili njoftoi policinë kufitare.

Trupi i pajetë është i seksit mashkull, megjithatë identiteti i tij nuk dihet ende. Kufoma u transportua në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al