Ish-agjentë të CIA-s thuhet se kanë gjetur një nëndetëse që mendohet se përdorej nga Pablo Escobar për të trafikuar kokainë.

Escobar përdorte nëndetësen për të transportuar drogën nga Kolumbi në Porto Riko, e cila më pas hynte në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëse nëndetësja e gjetur është ajo e Pablo Escobar, atëherë mund të zbulohet edhe vendi i pasurisë së fshehur prej 50 miliardë dollarësh.

Sipas “The Sun”, ish-agjentët e CIA janë duke eksploruar në një zonë të panjohur jashtë brigjeve të Kolumbisë.

Discovery Channel ka ndjekur dy ish-agjentë të CIA-s që janë vënë në kërkim të pasurisë së Escobar.

Pablo Escobar, një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës, drejtonte kartelin Medelin në Kolumbi dhe ka trafikuar tonelata kokainë në SHBA. 80% e sasisë së kokainës që konsumohej në Shtetet e Bashkuara në vitet 1980 ishte futur në territorin amerikan nga Escobar.

/tvklan.al