Policia ka gjetur një gomone të vjedhur në grykëderdhjen e Bistricës. Sipas informacioneve, bëhet me dije se gomonia rezulton të jetë vjedhur më datë 13 Gusht.

Burime të ABC News thonë se ky mjet lundrues është në pronësi të një shtetasi italian. Dyshohet se gomonia do të përdorej për trafik droge nga vendi ynë drejt brigjeve italiane. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për këtë rast, për të zbuluar personat përgjegjës.

/tvklan.al