Autoritetet kufitare në Vlorë kanë sekuestruar një gomone me lëndë narkotike në Karaburun.

Burimet nga Policia e Vlorës thonë për tvklan.al se gomonia është gjetur e braktisur në bregu, ndërsa në bord nuk kishte asnjë person. Nuk dihet ende sasia e lëndës narkotike, pasi pritet që të peshohet.

Gomonia është rreth 7 metra e gjatë, ndërsa brenda saj përveç pakove me kanabis u gjetën edhe bidona me benzinë. Kanë nisur hetimet edhe për të identifikuar pronarin e gomones dhe personat që kanë braktisur mjetin lundrues së bashku me lëndën narkotike. /

tvklan.al