Policia e Shtetit dhe Guarda di Finanza ndjekin skafin në det, trafikantët arratisen

Foto: Gomonia e sekuestruar me kanabis

Policia e Shtetit dhe Guarda di Finanza ndjekin skafin në det, trafikantët arratisen

10:56 22/01/2019

Policia e Shtetit dhe Guarda di Finanza kanë parandaluar një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga brigjet shqiptare drejt Italisë.

Një gomone që trafikonte kanabis sativa u ndoq në det nga autoritetet shqiptare dhe ato italianë. Operacioni u zhvillua gjatë natës rreth orës 03:30.

Trafikantët devijuan në grykëderdhjen e lumit Vjosë, ku braktisën mjetin lundrues dhe më pas u arratisën në këmbë drejt pyllit.

Brenda gomones mësohet se është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, por policia nuk jep të dhëna për peshën.

Burimet policore thanë për tvklan.al se në këtë operacion u angazhuan Policia Kufitare e Vlorës, Policitë Vendore të Fierit dhe Vlorës, FNSH dhe Guarda di Finanza.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza-s kanë parandaluar një tentativë për trafik lënde narkotike, përmes detit drejt Italisë. Operacioni nisi rreth orës 03:30 të mëngjes, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det. Policia Kufitare e Vlorës dhe GdF kanë vijuar ndjekjen në det. Forcat operacionale të FNSH-së Fier dhe të Policisë lokale Fier e Vlorë kanë organizuar punën duke patrulluar me disa grupe nga toka, megjithë kushtet e vështira të motit. Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit.

Aty braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan. Duke përfituar nga errësira, të dyshuarit janë larguar në drejtim të pyllit. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre.

Policia sekuestroi 1 mjet lundrues, 2 automjete, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin.

Nën drejtimin e një grupi të posaçëm po vijojnë hetimet intensive për ndalimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe përballjen e tyre me drejtësinë. 

/tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori