Një gomone 10 metra e gjatë është gjetur nga policia në Pishporo të Fierit. Mjeti lundrues është i pamatrikuluar dhe dyshohet se do të përdorej për trafik droge. Gomonia u zbulua nga Delta Forcë e Vlorës dhe është sekuestruar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar pronarin e mjetit apo personat që e kanë lënë aty. Gomonia me dy motorë të fuqishëm ishte fshehur në mes të pishave.

/tvklan.al