Një 23-vjeçar është gjetur i plagosur me armë në vendin e quajtur “Guri i Çifutit” në rrugën e Nartës në Vlorës.

Policia u njoftua nga një qytetar që kishte konstatuar të plagosurin që qëndronte pas një karburanti. Në vendngjarje shkuan menjëherë uniformat blu, ku gjetën të riun të qëlluar me armë gjahu dhe e dërguan në spital.

Policia e Vlorës thotë se ai është me iniciale M.H dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu kanë nisur hetimin për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanve të ngjarjes./

tvklan.al