Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur rreth orës 10:55 të ditës së sotme në Durrës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se kufoma u zbulua në Bisht – Pallë, nga Patrulla e Kufirit, rreth 30 m nga bregu.

Sipas policisë, kufoma i përket seksit mashkull. Ai është rreth 40 – 45 vjeç dhe ende i paidentifikuar.

Kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi. Sipas bluve të Durrësit,  kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al