Rreth 2 orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan, në fshatin Kryemëdhenj të Golemit u gjet plotësisht i djegur një automjet Benz, pa targa. Makina, sipas asaj që raporton Klan News, dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Everest Çakës.

41-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit, ndërkohë që ndodhej në automjet me bashkëshorten e tij.

Në foto viktima, Everest Çaka

Kjo e fundit mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Autorët e këtij atentati që tronditi Elbasanin, nuk dihen. Sa i përket motiveve duket se pas saj fshihet një histori disa vjeçare hakmarrjeje./tvklan.al