Një makinë, e cila është qëlluar me armë zjarri, u gjet në Shtoj të vjetër të Shkodrës. Brenda saj policët kanë gjetur dhe plumba. Nuk dihet nëse ka patur persona të dëmtuar, por sipas policisë as në urgjencë dhe as në polici nuk është paraqitur ndonjë person apo dikush të këtë bërë denoncim.

Në faqen e Policisë së Shtetit thuhet se makina është gjetur me datë 14 dhe policia ka bërë disa shoqërime gjatë këtyre tre ditëve. Targat e fuoristradës janë të vjedhura dhe të mbivendosura dhe policia nuk ka gjetur akoma pronarin e saj./

abcnews.al