Policia e Kosovës ka gjetur një mjet shpërthyes në Mitrovicë në lagjen e romëve. Klan Kosova raporton se mjeti nuk ka shpërthyer, ndërsa forca të shumta policore rrethuan vendngjarjen.

Në lidhje me këtë rast, policia kosovare ka arrestuar një person të dyshuar. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, si dhe për shkak të ndikimit të tij nga alkooli ka hedhur elemente municioni në ambiente të hapura, duke rrezikuar sigurinë e përgjithshme. Autoritetet kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e të dyshuarit që është ndaluar. /

tvklan.al