Trupi i një personi të pajetë është gjetur në det në lagjen Nr.13 të qytetit të Durrësit. Sipas policisë, viktima është i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.

Dyshimet janë se viktima mund të jetë mbytur, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në kufomë. Identiteti i personit të pajetë nuk dihet, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet që i kanë shkaktuar vdekjen. /tvklan.al