Një person i pajetë është gjetur në Durrës. Policia në Durrës njofton se trupi i pajetë është gjetur në breg të detit.

Autoritetet bëjnë me dije se “nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen“.

Për këtë person janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare, pasi familja e kishte denoncuar të zhdukur./tvklan.al