Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Viktima mbetet ende i paidentifikuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.

Policia ndodhet në vendin ku është gjetur trupi i pajetë dhe ka nisur hetimet. Po ashtu, po pyeten banorët e zonës përreth për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.

Autoritetet do të dërgojnë drejt morgut trupin e pajetë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes./tvklan.al

/tvklan.al