Një person është gjetur i pajetë në rrugë në zonën e Pashalimanit në Orikum të Vlorës. Sipas policisë, viktima është rreth 60 vjeç por nuk është identifikuar ende.

Nga të dhënat paraprake nuk ka shenja dhune në trup, por dyshohet që të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al