Një person është gjetur i pajetë në fshatin Lanabregas në Tiranë. Dyshohet se  ai është mbytur në një liqen të këtij fshati.

Sipas asaj që raporton Klan News, viktima është rreth 50 vjeç. Ai mbetet ende i paidentifikuar nga autoritetet.

Në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërkohë që mësohet  se policia po punon për të zbuluar identitetin e tij./tvklan.al