Sarandë – Një person është gjetur i pajetë në një kanal me ujë mëngjesin e sotëm rreth  orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë.

Referuar policisë viktima është rreth moshës  45 vjeç, banues në Berat, i cili nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.

Policia njofton se 45-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak dhe po punon për identifikimin e tij./tvklan.al