25-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri

Një emigrant që kishte hyre nga Greqia ilegalisht në brendësi të territorit tonë,ka gjetur vdekjen aksidentalisht duke u mbytur në ujërat e përroit të fshatit Grapsht të Devollit.

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u konstatua këtë të hënë nga kryeplaku dhe një banor i fshatit.

Viktima, i cili kishte hyrë në Shqipëri së bashku me një grup emigrantësh nga vendet në konflikt, tre dite më parë, ka humbur rrugën duke u ndarë nga grupi.

Policia e klasifikoi ngjarjen si aksidentale teksa po vijon hetimet për të zbuluar nëse grupi i sirianêve ishte ndihmuar nga persona të tjerë për të hyrë në territorin tone.

Tv Klan