Pak minuta pas ngjarjes së rëndë në ndodhur në Rrëshen ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi, policia ka gjetur një snajper.

Arma është gjetur pranë zonës ku u ekzekutua 47-vjeçari, përballë një lokali në qendër të Rrëshenit.

Policia dyshon kjo është arma e cila është përdorur për vrasjen e tij, ndërsa ende nuk dihet asnjë detaj për autorin apo autorët.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /tvklan.al