U nxor në breg nga peshkatarët

Trupi i pajetë i një personi ka rënë në rrjetën e peshkatarëve mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës.

Trupi është gjetur 6 milje larg nga Bisht Palla. Trupi është pikasur nga peshkatarët gjatë momentit të shkarkimit të peshkut në anije.

Policia deklaron se për momentin nuk mund të saktësohet seksi dhe mosha, pasi trupi është i përzier me mbeturina bimore.

Tv Klan