Një trup i pajetë rreth 65 vjeç është gjetur pranë zonës së Portit të Durrësit në lagjen Nr.13. Dyshohet që viktima të jetë mbytur në det.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake nuk ka shenja dhune në trup.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të qytetit për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende. /tvklan.al