Viktima rreth 50 vjeç u dërgua në morg për ekspertizën mjeko-ligjore

Siç shihet nga pamjet menjëherë pas sinjalizimit nga banorët e zonës, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe autoambulanca ku transportuan trupin e pajetë i cili deri më tani është i paidentifikuar.

Sipas burimeve gjysma e trupit është gjetur në ujë, gjithashtu i është gjetur një kartë identiteti me vete, ku thuhet se ështe me origjinë nga Prrenjasi, rreth 50 vjeç. Nga hetimet paraprake nuk ka shenja dhune, dyshohet se mund të ketë vdekur nga mbidoza e drogës.

Tashmë trupi i pajetë është dërguar në morg dhe do të pritet rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa policia po punon për të identifikuar viktimën.

Klan News