Një trup i pajetë është gjetur në rrënojat e aeroplanit me të cilin udhëtonte futbollisti Emiliano Sala. Trupi i pajetë u zbulua në brendësi të avionit të rrëzuar në thellësinë e detit, raporton BBC. Pjesë të aeroplanit u gjetën të dielën gjatë kërkimeve nënujore.

Autoritetet kanë konfirmuar se kanë gjetur një trup brenda rrënojave të avionit, por nuk ka informacione nëse i përket futbollistit 28-vjeçar apo pilotit Dave Ibbotson. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për trupin e dytë të pajetë. Rrënojat nën ujë të avionit “Piper Malibu” u zbuluan nga kërkimet me mjete të automatizuara.

Avioni i vogël me të cilin udhëtonte Emiliano Sala nga Franca drejt Uellsit u zhduk mbrëmjen e 21 Janarit. Alarmi u dha pas humbjes nga radarët dhe pas ndërprerjes së komunikimit në radio. Natën që aeroplani u rrëzua, kushtet atmosferike kanë qenë të këqija. Para rrëzimit, Emiliano Sala kishte dërguar mesazh zanor tek shokët e tij.

/tvklan.al