Një burrë gjeti vdekjen këtë të martë në qytetin e Durrësit. Viktima është një 68-vjeçar, i cili rreth orës 11:50 u gjet pa ndenja në rrugë nga punonjësit e urgjencës. I moshuari humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Paraprakisht, policia thotë se 68-vjeçari dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Megjithatë, për zbardhjen e plotë të ngjarjes është ngritur një grup hetimor./tvklan.al