Është gjetur pas disa ditësh trupi i pajetë i 13-vjeçares e cila u mbyt në lumin Buna. Gazetarja Emi Kalaja raporton se kanë qenë forcat polumbare të Policisë së Shkodrës që kanë mundur të gjejnë pas 4 ditësh kërkime trupin e të miturës.

Ngjarja e rëndë u raportua disa ditë më parë. Policia sqaroi se 13-vjeçarja u mbyt në vendin e quajtur fshati Zues.

Ajo ishte duke u larë me familjarët e saj, por papritur u është larguar atyre nga sytë dhe është mbytur./tvklan.al