Arkeologët kanë zbuluar anijen më të vjetër e fundosur në botë, pranë brigjeve të Turqisë.

Teksa kanë bërë me dije se daton mes 4,400 deri 4,700 vjet më parë, që është Epoka e Hershme e Bronzit, dhe është afërsisht e njëjta kohë kur po ndërtohej Piramida e Madhe.

Struktura prej druri e anijes nuk ka mbijetuar, por enët prej qeramike që mbante ndodheshin në fund të detit dhe, çuditërisht, disa ende përmbajnë gjurmë të asaj që mbanin brenda.

Arkeologët që gjetën anijen thonë se ishte rreth 10 metra e gjatë dhe ishte një anije tregtare që transportonte mallra nëpër Detin Mesdhe.

“Anija e mbytur është një kapsulë kohore në fund të detit”, tha për Reuters Prof. Hakan Oniz, nga Universiteti Akdeniz në Turqi, i cili udhëhoqi ekspeditën e Shoqatës së Arkeologjisë Mesdhetare.

Zhytësit gjetën tre spiranca guri, ndërsa anijet mbanin rezerva në udhëtime të gjata.

Anija e mbytur është afër bregut të ishullit Kekova në Antalia, Turqi. Artefaktet janë të shpërndara përgjatë një shpati nënujor, vetëm 30 metra nën ujë.

U gjetën tre spiranca të mëdha guri, si dhe më shumë se 30 enë qeramike për ruajtje, të quajtura amphora, raporton Reuters.

Fakti që asnjë pjesë e drurit të anijes nuk mbeti do të thotë se teknika si datimi me radiokarbon , i cili mat një formë të karbonit në materialet organike, nuk mund të përdorej për të përcaktuar moshën e saj.

Klan News

/tvklan.al