Ju kujtohet qeni pastor që erdhi në studion e “Stop” në Tv Klan, i cili kishte humbur në Durrës gjatë tërmetit?

Sot na vjen një lajm i mirë. Pronari i qenit ka telefonuar Ilir Ibrahimin, i cili po kujdesej për të pasi e kishte gjetur pranë hotelit “Mira Mare” të shkatërruar nga tërmeti.

Iliri dyshonte se qeni u kishte humbur ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit që kishin ardhur në vendin tonë. Mirëpo, rezulton që qeni, i cili quhet Bosi, ka pronar nga Durrësi. Bosi është rritur në vilën “Verde” në qytetin bregdetar, dhe pas apelit që u bë në emisionin “Stop”, iu rikthye të zotit Alban Jaho.

“Sapo dola nga studio e emisionit “Stop”, më ka marrë në telefon pronari i qenit, i lumtur që qeni i tij u gjet”, thotë Iliri.

Ndërsa personi që është paraqitur për të marrë Bosin, thotë se ishin trembur gjatë tërmetit dhe nuk e dinin se ku kishte shkuar qeni.

“Ashtu si gjithë popullsia, edhe neve ishim të traumatizuar në këtë drejtim. Mirëpo, edhe me Bosin të cilin ne e kemi rritur, kemi 5 vite që punojmë bashkë, u kënaqëm shumë kur morëm vesh lajmin e mirë. Falenderojmë z.Ilir që është kujdesur këto 3 ditë dhe emisionin Stop”.

“Jam ndihmësja e kuzhinieres te vila Verde, kam punuar 5 vite aty dhe e kemi rritur vetë Bosin”.

Bosi iu rikthye pronarëve, por e kishte të vështirë ndarjen nga Ilir Ibrahimi me të cilin kishte qëndruar për disa ditë. /tvklan.al