Mbas 14 vitesh përpjekje, një grup zhytësish kanë arritur të gjejnë anijen e famshme të Titanikut. Ajo ndodhet në fund të Oqeanit Atlantik, e shkatërruar nga bakteret dhe nga kripa e detit.

Pesë zhytje janë bërë nga nëndetëset Tiron, duke u munduar që të nxjerrin në pah të fshehtat e anijes dhe për të parë gjendjen në të cilën ajo ndodhet sot.

Ndërsa një grup ekspertësh dhe një ekip nga Agjencia Amerikane e Administrimit të Oqeaneve Kombëtar dhe Atmosferës ishin aty për të filmuar pamjet e anijes 107-vjeçare.

Ky filmim është bërë në funksion të Produksionit Atlantik, i cili po përgatit një dokumentar, ku do të tregojë efektet e gërryerjes nga kripa, bakteret nën det që konsumojnë metale dhe mënyrën se si është kalbur dhe tretur anija.

Anija u fundos në vitin 1912 dhe si pasojë vdiqën 1.517 persona nga 2.223 të pranishëm në bord.

Klan Plus