Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me kërkimet për trupin e 43-vjeçarit Xhevahir Ndoji, i cili u rrëmbye nga rrjedha e uji, ndërsa po kalonte një përrua me makinën e tij.

Policia në bashkëpunim me familjarët pas dy ditë kërkimesh duke krehur të dyja anët e lumit , në vendin e quajtur “Myza e Gjetanit” rreth një kilometër larg Liqenit të Ulzës ka gjetur dhe nxjerrë trupin e pa jetë të shtetasit  Xhevahir Ndoji, banues në Plan i Bardhë.

Trupi është gjetur rreth 30 kilometra larg  makinës dhe vendit ku e rrëmbeu nga rrjedha e përroit. Kufoma është identifikuar nga vëllai i viktimës./tvklan.al