Trupi i dekompozuar i një personi është gjetur këtë të diel mbi stanet e fshatit Marrnaq, në Pukë.

Sipas policisë, kufoma i dyshohet se i përket 45-vjeçarit Z. P. lindur në Gojan i Madh të Pukës dhe banues në Krujë. Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më 8 Dhjetor të vitit të shkuar.

Policia e Shkodrës thotë se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, apo të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Pritet që në morgun e spitalit të Pukës të kryhen veprime për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al