Një vogëlush është gjendur i vdekur pasi njerku i tij i tha të vraponte për disa kilometra në të brendshme si ndëshkim që kishte urinuar në shtrat.

Trupi i tij u zbulua natën e shkuar në një kanal pranë shtëpisë së tij në Aire-su-la-Lys, në St. Omer, në Francën veriore.

Vogëlushi i traumatizuar, i cili kishte veshur vetëm pantallona dhe çorape, kishte hundën e thyer dhe sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte pësuar një atak në zemër.

Mamaja e tij 22 vjeç dhe njerku 30-vjeçar janë arrestuar dhe janë duke u marrë në pyetje, në lidhje me abuzimin fizik ndaj djaloshit.

Policia franceze është duke punuar me teorinë se “djali u ndëshkua sepse kishte urinuar në shtrat”.

Çifti kishte telefonuar menjëherë ambulancën pasi e kishte gjetur vogëlushin e pajetë disa metra larg shtëpisë së tyre.

Sipas një zëdhënësi të policisë, hetimi duhet të vazhdojë për të gjetur shkaqet e vdekjes së vogëlushit./tvklan.al