erzen eksursioniËshtë gjetur paraditen e sotme, pas 10 ditë kërkimesh,  trupi i pajetë i 18-vjeçarit, Erion Alizoti, i cili kishte rënë në kanionet e Erzenit  gjatë një ekskursioni.

Burime të policisë bëjnë me dije se trupi i 18-vjeçarit është gjetur nga banorë të zonës shumë pranë vendit ku e mori rrjedha e lumit.

Erion Alizoti ra në kanionet e lumit Erzen ditën e 30 marsit teksa ishte në ekskursion me një grup shoqëror.

tvklan.al/M.S