Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 19-vjeçarit me iniciale S.B. që u mbyt pasditen e së enjtes në një rezervuar në fshatin Shishtavec të Kukësit.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur pas disa orë kërkimesh. 19-vjeçari u mbyt teksa po lahej në rezervuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. /tvklan.al