Polumbarët kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë të 38-vjeçarit me iniciale A.N që u mbyt pasditen e djeshme në lumin Vjosa në fshatin Mifol të Vlorës.

Policia u njoftua dje nga banorët se 38-vjeçari kishte hyrë në lumë dhe ishte mbytur.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e plota të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al