Trupi i një fëmije 22 muajsh është gjetur pas 2 vitesh në një pusetë nga disa fëmijë që po kërkonin një top të humbur.

Trupi djalit ishte i infektuar me magot (një lloj krimbi) dhe dhëmbët e tij ishin të hequra nga pincat disa ditë para se të vdiste.

Orderick Lucas u zhduk në 24 Mars 2019 nga shtëpia e tij në Kejptaun, Afrika e Jugut. Sipas mediave të huaja, djali para se të vdiste, vuante nga kequshqyerja, ulcera në organin gjenital dhe në gojë dhe kishte një krah të thyer. Kur u gjet në puset, trupi i tij ishte i dekompozuar aq keq sa nuk mund të përcaktohej shkaku i tij i vdekjes.

Trupi i tij i pajetë ishte i mbushur me krimba kur u zbulua nga fëmijët. Nëna e tij Davidene nuk kishte kujdestarinë e asnjë prej katër fëmijëve të saj në kohën kur Orderick vdiq. Orderick dhe vëllezërit e tij binjakë u vunë në kujdestari të gjyshes së tyre. Melvyn Volkwyn, një mik i Davidene, po gjykohet për vrasjen e Orderick. Davidene dëshmoi se Orderick e kishte lënë me Volkwyn dhe ajo kishte shkuar për të blerë drogë. Volkwyn mohon të ketë vrarë vogëlushin dhe gjyqi vazhdon. /tvklan.al