Gjendet trupi i pajetë i një burri


Gjendet trupi i pajetë i një burri

17:43 30/12/2017

Trupi i një burri të vdekur i cili mbante veshur vetëm një palë çorape, është gjetur në një plazh, ndërsa temperaturat janë në -12°C  në të gjithë Britaninë e Madhe.

Trupi u zbulua nga një shëtitëse qensh në Gjirin e Whitley, North Tyneside, rreth orës 8:20 të mëngjesit, ditën e sotme.

Policia lokale po kryen hetimet rreth kësaj ngjarjeje dhe një zëdhënës tha se vdekja momentalisht po trajtohet si e pashpjegueshme.

Identiteti i burrit nuk është zbuluar ende dhe zona është e bllokuar nga policia, të cilët kanë kërkuar nga banorë të zonës nëse kanë parë lëvizje të dyshimta./tvklan.al 










Të ngjashme