Është gjetur trupi i pajetë i punëtorit Gentian Zalli, i cili u mbyt në ujërat e lumit Valbonë në Tropojë, tri ditë më parë. Trupi i 35-vjeçarit u gjet këtë të martë në vendin e quajtur Quku i Dunishes, rreth 2 km larg vendit ku ishte zhdukur.

Për shkak të thellësisë dhe prurjeve të mëdha të lumit, në ndihmë të policisë shkuan dhe shërbimet e zjarrëfikses së qytetit. Trupi i pajetë po transportohet në spitalin e Tropojës, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore

35-vjeçari Zalli rezultonte i zhdukur që prej datës 16. Ai ishte punëtor në një firmë për mirëmbajtjen e rrugës dhe gjatë kohës së pushimit të drekës ishte larguar për të mbushur ujë të pijshëm tek burimi në afërsi të lumit të Valbonës dhe nuk ishte kthyer më.

/abcnews.al